Pesë të arrestuar për prostitucion në Prishtinë Foto: Driton Paçarada / KD

Pesë të arrestuar për prostitucion në Prishtinë

27 February 2020 11:51

Pesë persona, dy burra dhe tri gra, janë arrestuar për prostitucion të mërkuren mbrëma, në kuadër të një operacioni policor.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës të enjten, përmes një komunikate për mediet. Në të shkruan se nga policia ishin përdorur masa të fshehta të hetimit, gjë që kishte rezultuar me bastisjen e një lokali në kryeqytet, transmeton Koha.net.

“Hetuesit policorë kanë kontrolluar një lokal, aty janë identifikuar dhe arrestuar pesë te dyshuar (dy burra dhe tri gra)”, shkruan në komunikatën policore, në të cilën precizohet se ata ngarkohen me veprat penale: “Mundësim ose detyrim në prostitucion”, “Ofrimi i lokaleve për prostitucion” dhe “Bashkëkryerje”.

Policia ka dhënë përmes komunikatës edhe inicialet dhe datat e lindjes së të dyshimtëve:

“Të arrestuar janë B.M. viti i lindjes 1988, burrë kosovar, M.K. viti i lindjes 1987, burrë kosovar, E.A. viti i lindjes 1997, grua kosovare, Sh.A. viti i lindjes 2000, grua kosovare dhe M.S viti i lindjes 1988, grua kosovare”.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, pesë të dyshuarit janë ndalur për 48 orë .

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme