Dyshohet se Qerim Kelmendi u qëllua me armë e pastaj u dogj

Ridvan H. & Ilir O. 27 February 2020 19:05

Vetëm gjurmë zjarri kanë mbetur në asfalt, në rrugën që çon në lagjen “Vuthaj” të fshatit Llabjan në Pejë.

Ky vend, në orët e para të së enjtes, u shndërrua në skenë krimi, pasi në një veturë që po digjej u zbulua edhe trupi i një personi, raporton KTV.

Policia ka larguar veturën nga vendi i ngjarjes rreth orës 10:00.

Megjithëse identifikimi i menjëhershëm i viktimës ka qenë i pamundur, familja Kelmendi në këtë fshat ka hapur dyert për kryeshëndosh për djalin e tyre Qerim Kelmendi, ish-ushtar i UÇK-së.

Osman Kelmendi, për vëllanë e tij, thotë se nuk kishte probleme me ndokënd dhe lëvizte lirshëm, duke e përshkruar atë si veprimtar e patriot.

Kelmendi, gjithashtu ka mohuar që vëllai i tij, të ketë qenë i ftuar nga Gjykata Speciale, në cilësi të dëshmitarit apo të dyshuarit.

Policia e Kosovës, që ishte e para që u njoftua për këtë rast, gjatë ditës nuk ka dhënë identitetin e viktimës, pa marrë rezultatet e raportit të autopsisë.

Në pritje të konfirmimit të identitetit të tij kanë qenë edhe në Prokurorinë Themelore të Pejës, që, megjithatë, kanë folur për dyshimet që kanë për rastin.

i pajetë, megjithëse ishte dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, autopsisë i është nënshtruar vetëm pasdite, në pritje të urdhrit nga prokuroria.

Për rastin reagime kanë ardhur nga presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Albin Kurti e nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ku është dënuar akti dhe është kërkuar ndriçimi i rastit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme