Kërkohet paraburgim për tre të dyshuar për përdhunimin e një 17-vjeçareje në Gjilan
Ndërkaq, për tre të dyshuarit për përdhunim të një 17-vjeçareje, Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar masën e paraburgimit.
Sipas Prokurorisë, të dyshuarit më 23 shkurt të këtij viti, në bashkëkryerje, kishin përdhunuar vajzën në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, në fshatin Selishtë.
Në këtë rast, siç bën të ditur Prokuroria, i përfshirë dyshohet të jetë edhe një person tjetër, që për momentin gjendet në arrati.
11:27
Arrestohen 3 persona në Gjilan për përdhunim
Tre persona në Gjilan dyshohet se kanë dhunuar një grua.
Sipas njoftimit nga Policia, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.