Kronikë

Arrestohet një person i dyshuar për “grabitje në tentativë” në Vushtrri

Arrestohet një person i dyshuar për “grabitje në tentativë” në Vushtrri

Me datën 29.02.2020, rreth orës 23:00, Policia në Vushtrri është njoftuar nga viktima mashkull se në rrugën “Galip Badivuku” dy persona kanë tentuar ta grabisin.

Sipas deklaratës së viktimës, bëhet e ditur se dy persona të maskuar dhe të armatosur e kanë goditur dhe kanë tentuar t’ia grabisin një zinxhir ari nga qafa. Të njëjtit i kanë shkaktuar lëndime trupore viktimës dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur.