Kronikë

78 të arrestuar pasi s’respektuan vendimin për kufizim të lëvizjes

78 të arrestuar pasi s’respektuan vendimin për kufizim të lëvizjes

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 78 persona të cilët nuk kanë respektuar vendimet e Qeverisë për kufizim të lëvizjes dhe izolim shkaku i pandemisë së koronavirusit.

Arrestime ka pasur në Prishtinë ku gjatë 15 rasteve të ndryshme raportohet të jenë arrestuar 67 persona, në Gjilan një person, në Prizren në katër raste të ndryshme janë arrestuar gjashtë persona, dhe në Gjakovë po ashtu janë arrestuar katër persona.