Kronikë

Ia vodhi kuletën pasi tërhoqi para nga bankomati, policia arreston të dyshuarin brenda ditës

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për një “vjedhje grabitqare” të ndodhur gjatë ditës së sotme.

Përmes një njoftimi për media, PK-ja thotë se pas pranimit të informacioneve për kryerjen e një grabitjeje, policët kanë dalë në vendngjarje ku kanë kontaktuar me ankuesen (femër) e cila deklaron se “përderisa ishte duke tërhequr disa të holla nga një bankomat, një person i dyshuar i kishte grabitur nga dora kuletën me para dhe i njëjti kishte ikur nga vendi i ngjarjes”.