Kronikë

Një muaj paraburgim për policin që rrahu 21 vjeçarin në Prishtinë

Një muaj paraburgim për policin që rrahu 21 vjeçarin në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur për caktimin e masës së paraburgimit kundër policit R.A për shkak të veprave penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit R.A i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.