Kronikë

Policia mori masa ndaj 117 personave që nuk respektuan urdhëresat për pandemi

Policia mori masa ndaj 117 personave që nuk respektuan urdhëresat për pandemi

117 persona janë ndaluar për 24 orë nga Policia e Kosovës pasi nuk kanë respektuar urdhëresat për kufizim të qarkullimit për shkak të koronavirusit.

58 persona të dyshuar janë regjistruar në rajonin e Prishtinës, ndërsa në këtë rajon ishin 25 raste të shkeljes së urdhëresave. Ndërsa nga 18 raste në rajonin e Prizrenit janë ndaluar 32 persona.