KTV programi

“Poldark” drejt fundit të sezonit

 

Seria televizive britanike “Poldark” do të përmbyllë rrugëtimin në Kohavision. Të shtunën nga ora 23:30 do të mund të ndiqni episodin e fundit të sezonit të pestë të kësaj serie.

“Poldark” është një nga seritë më të popullarizuara britanike dhe ka përcjellë për 43 javë rrugëtimin e kapitenit Ross Poldark pas kthimit në shtëpi nga shërbimi ushtarak për Luftën Amerikane për Pavarësi. “Poldark” do të rikthehet në ekranin e KTV-së edhe me sezonin e gjashtë.