Kulturë

Tri shtëpitë monumentale të “Rrugës model”

Tri shtëpitë monumentale të “Rrugës model”

Tre punëtorë të kompanisë nga Rahoveci, që është përzgjedhur për të kryer punimet në shtëpinë monumentale të Sali Safqiut, po kryenin drekën në një pauzë të shkurtër.

Nën hijen e një peme ftoni, nga dielli i vonë i tetorit, në betonin që mbulon hapësirën e ngushtë të oborrit, ata kishin vënë tavolinën rrethore. Nguten për të treguar se pronari nuk është aty, por se mund të shkojnë që ta thërrasin shpejt. Ky favor u kërkohet me kushtin që ta kenë përfunduar ushqimin fillimisht, shkruan Koha Ditore.