Kulturë

“Kurrizi” i shpresës dhe lirisë kolektive

“Kurrizi” i shpresës dhe lirisë kolektive

Kur flitet për hapësirat që kanë mbajtur gjallë jetën urbane paralele të shqiptarëve në Prishtinë, gjatë viteve ’90, “Kurrizi” e ka barrën kryesore. Njësoj siç e mban në këmbë njeriun, “Kurrizi” i Dardanisë e ka mbajtur shpresën se një ditë do të bëhet më mirë.

Njësoj si te “Qafa”, katet përdhese të një kompleksi banesor e afarist, do të kthehej në një vend tejet të frekuentuar, kryesisht nga të rinjtë, në kërkim të organizimit të jetës kulturore e shoqërore.