Kulturë

“Phoenix” i Rita Orës për rrugën deri në krye të toplistave

 

Ngritja në majë të toplistave si artiste nuk është gjë e lehtë në skenën moderne muzikore. Edhe pse ia ka marrë thuajse një dekadë kohë, Rita Ora e ka bërë këtë gjë me plot hir dhe me këmbëngulje të pakrahasueshme.

Gjashtë vjet pas lansimit të albumit të saj debutues, Rita Ora është kthyer me një antologji të fuqishme. “Phoenix” në mënyrë kronologjike sjell prapaskenat e ngritjes së saj si yll dhe e shpërfaq atë se si ka ndikuar në jetën e saj private fakti që me shpejtësi është bërë një nga artistet më të mirënjohura të muzikës botërore.