Kulturë

Artisti Petrit Halilaj dhe rrëfimet nga rrënojat

 

Qyteti i Runikut, në veri të Kosovës, është një orë e gjysmë rrugë me veturë nga kryeqyteti, Prishtina. Udhëtimi atje, në një mbrëmje të errët në fillim të korrikut, më bëri të përshkoja shtigjet gjarpërore të peizazhit të Ballkanit, rrethuar nga gjelbërimi gjatë ditës, por i zi terr pas perëndimit të diellit.

Me raste, kaloja nëpër vendbanime të vogla, shtëpi të vetmuara gjysmë të ndërtuara. Ndërtimi i ri ishte në paralele me asfaltin e butë të rrugëve të pakonsumuara ende nga vitet e shfrytëzimit, shkruan sot Koha Ditore.