Kulturë

Rikthehet në agjendë kërkesa për themelimin e shkollës së baletit

 

Prishtinë, 13 dhjetor −Në adresë të tre ministrave; të Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, ka kaluar deri më tani kërkesa e iniciuar nga Baleti Kombëtar i Kosovës për themelimin e një institucioni që cilësohet si i domosdoshëm për vazhdimësinë e baletit në Kosovë.

E thirrjes për ta themeluar një shkollë profesionale të baletit, të mërkurën i është bashkuar edhe ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit, Kujtim Gashi. Nëpërmjet një letre të cilën ia ka dërguar ministrit të Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, i ka kërkuar ta themelojë shkollën kombëtare të baletit në Republikën e Kosovës.