Kulturë

Arti i kujtimeve të luftës

Arti i kujtimeve të luftës

“E skalitur në kujtesë” titullohet piktura e Violeta Berishës nga Pavalani i Pejës. Nëpërmjet punimit “Pengje të së kaluarës” ka përmbledhur përjetimet e tij Slobodan Vujiçiqi nga Prishtina. Tmerrin e luftës e ka përshkruar si ndjenjë “Në mes jetës dhe vdekjes” Miran Mehmeti nga Kuku i Dragashit. Pavarësisht fatkeqësive të përjetuara në qytetin më të goditur nga lufta e fundit në Kosovë, Laura Krekaj nga Gjakova ka pikturuar “Rrezen e diellit”, shkruan sot Koha Ditore.

Ngjashëm ka reflektuar edhe Mirsada Salkoviq nga Leposaviqi në “Dritë pas errësirës”. Mihrije Uka nga Prishtina ka përmbledhur përvojën e saj nëpërmjet pikturës “Sa larg, po aq afër, me shpirt e zemër!”