Kulturë

Koreografia e Kreshnik Musollit inskenohet në TKK

 

Tingujt e sonatës së mesnatës, shiu, skena e errët dhe siluetat e balerinëve, bënë që hapja e shfaqjes “Andërr” të ngjasonte me një ëndërr të vërtetë. Kjo të bënte të mendosh se vepra do të ishte një shfaqje e baletit klasik.

Nga tingujt e Bethovenit, mbrëmë në skenën e TKK-së, pamë balerinët e Baletit të Kosovës të hareshëm e me rroba plot ngjyra, duke vallëzuar nën tingujt e muzikës Hip Hop, raporton “Express” i KTV-së.