Këngëtarja kosovare, Dua Lipa, ka fituar çmimin për Këngën më të mirë të vitit në ceremoninë e sivjetme të “Brit Awards”.
Ajo fitoi çmimin me bashkëpunimin me Calvin Harris, “One Kiss”
Ky çmim vjen pak kohë pasi ajo hyri në histori si shqiptarja e parë që mori dy çmime në “Grammy”.
Pasi mori çmimin, Dua Lipa ka falënderuar të gjithë ata që kanë ndihmuar në këtë projekt.
Lista e plotë e fituesve:
- Më i miri në kategorinë e meshkujve – George Ezra
- Më e mira në kategorinë e femrave – Jorja Smith
- Kënga më e mirë – Calvin Harris & Dua Lipa (One Kiss)
- Depërtimi më i mirë – Tom Walker
- Grupi më i mirë – The 1975
- Video më e mirë – Little Mix – Woman Like Me ft. Nicki Minaj
- Grupi Ndërkombëtar – The Carters
- Më i miri në kategorinë ndërkombëtare te meshkujt – Drake
- Më e mira në kategorinë ndërkombëtare te femrat – Ariana Grande
- Albumi më i mirë britanik – The 1975 (A Brief History of Online Relationships)
- Producenti më i mirë britanik – Calvin Harris
- Kontributi i jashtëzakonshëm për muzikë - Pink
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.