Kulturë

Të shtunën në KTV nis cikli i tretë i dokumentarëve “Rrëfime për Kosovën”

 

Të shtunën nis cikli i tretë i dokumentarit “Rrëfime për Kosovën”, autor dhe regjisor i të cilit është Fatmir Lama.

Bëhet fjalë për vazhdimin e dokumentarëve të krijuar nga KTV, të cilët përmes pamjeve filmike e fotografive rrëfejnë për ngjarje që shënuan kohën, të cilat i paraprinë krijimit të shtetit të pavarur të Kosovës.