Kulturë

“Hasjania” në vendin e vet si rrëfim me shenja unike

 

Njëra prej ikonave të trashëgimisë arkitekturore të Prizrenit, gjatë këtyre ditëve është duke i bërë nikoqirllëk mbretëreshës së etnografisë së kësaj ane. Në këtë mënyrë, gjatë këtyre ditëve ato janë duke e plotësuar njëra-tjetrën në shpalosjen para publikut të vlerave të shumta kulturore, shkruan sot Koha Ditore.

Ekspozita personale e skulptorit Luan Mulliqi, e quajtur “Hasjania”, pas shëtitjes nëpër botë, për nder të shënimit të 7 e 8 Marsit, ka ardhur në Hamamin e Gazi Mehmed Pashës në Prizren. Falë edhe ndriçimit adekuat të instaluar pranë skulpturave të akademikut Mulliqi, kjo hapësirë ka marrë një pamje të pazakontë, por mjaft tërheqëse për vizitorët e këtij monumenti.