Kulturë

Katër letrat e fundit të Faik Konicës për mbretin Zog

Katër letrat e fundit të Faik Konicës për mbretin Zog

I pasionuari dhe hulumtuesi ngulmues i letrave koniciane Bejdullah Destani, në bashkëpunim me të madhin Robert Elsie, – kanë botuar në Londër, në vitin 2000, librin “Faik Konitza, Selected Correspondance, 1896-1942”, nga i cili, në vigjilje të datës së zezë të 7 prillit 1939, 80 vjet më parë kur u pushtua nga Italia fashiste, “Dielli” ka shkëputur katër letrat e mëposhtme të Faik Konicës dërguar mbretit Zog.

Letrat janë të hartuara në frëngjisht, jo thjesht si gjuhë pune e zakontë e Konicës, por edhe për njëfarë konfidencialiteti që e kërkonte koha për çështje politike delikate. Nga sa shihet, letrat e datuara në korrik 1942 duhet të jenë nga më të fundit dokumente të Konicës para vdekjes së tij të papritur në dhjetor të atij viti. Vihet re në to një si rihovje e shpirtit nacionalist konician në kushtet e rënda të emigracionit shqiptar dhe të luftës së dytë botërore.