Kulturë

Kryeministri më i fuqishëm në Parley është Stambouliski i Bullgarisë

Kryeministri më i fuqishëm në Parley është Stambouliski i Bullgarisë

Gjenovë, 15 prill, 1922 (Toronto Daily Star) – Në radhët e çehreve të bardha të mbledhur pranë tavolinave të gjelbra në seancat e Konferencës së Gjenovës, fytyrëkuqi (Aleksandr) Stambouliski, kryeministër i Bullgarisë, binte në sy si një manaferrë e pjekur e dorës së parë, shkruan sot Koha Ditore.

Stambouliski trupmadh e çehresertë ka mustaqe që ngjasojnë me të një ushtaraku të regjur. Ai nuk e merr vesh asnjë fjalë në ndonjë gjuhë tjetër, pos bullgarishtes. Njëherë kishte mbajtur një fjalim pesëmbëdhjetë orësh në atë gjuhë grykore, dhe padyshim se ai është kryeministri më i fuqishëm.