Kulturë

Rrëfimi fantastik i Elton Johnit

 

Albumin e parë që e bleva për qejf ishte “Captain Fantastic and the Brown Dirt Cowboy”, njëri prej dy LP-ve të nxjerra prej studios së Elton Johnit më 1975. 

Brenda, në formën e një broshure me grafika si të novelave, kishte informacione për jetën e këngëtarit, asokohe frymëzim mahnitës për mua. Kam kaluar shumë orë të asaj vere duke dëgjuar këngët si “Someone Saved My Life Tonight” dhe se si një mjeshtër me syze i pianos i njohur me emrin Reginald Dwigfht po performonte një këngë të dëgjuar ndërkombëtarisht, duke dominuar listat e këngëve më të preferuara për mua dhe miliona dëgjues të tjerë, shkruan sot Koha Ditore.