Kulturë

Misioni i Rita Orës në Kosovë shpaloset me dokumentar

 

Prishtinë, 18 qershor – Historia e Antigonës, 19-vjeçares së cilës i ka vdekur babai kur ajo kishte qenë shumë e re e me pas nëna e saj u sëmur rëndë, është pjesë e dokumentarit të publikuar nga UNICEF-i në bashkëpunim me këngëtaren Rita Ora.

I realizuar nga “Soccer Aid” për UNICEF-in, dokumentari i publikuar të dielën në Angli e Skoci shpalos momente nga vizita treditore që këngëtarja ia bëri Kosovës ne prill të këtij viti në kuadër të një misioni bamirës. Antigona është një nga personazhet që këngëtarja ka takuar gjatë kësaj eksperiencë organizuar nga dega e UNICEF-it në Britani të Madhe. Antigona tregon sesi është martuar në moshën 16-vjeçare dhe tani që ka dy vajza dëshiron që ato t’i kenë mundësitë që ajo nuk i ka pasur.