Kulturë

Jepet premiera e filmit “Shpia e Agës” në festivalin Karlovy Vary të Çekisë

Jepet premiera e filmit “Shpia e Agës” në festivalin Karlovy Vary të Çekisë

“Shpia e Agës” me skenar dhe regji nga Lendita Zeqiraj hapi konkurrencën e ‘East of the West’ në festivalin ndërkombëtar të Karlovi Varit (Karlovy Vary) të Çekisë. Filmi u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku në një premierë të rëndësishme dhe domethënëse.

Filmi përcjellë Agën (Arti Lokaj) 9 vjeçar i rritur me nënën e tij në një shtëpi jashtë qytetit. Ai mëson serbisht nga Zdenka, një grua e nacionalitetit tjetër, në mënyrë që ta gjej babanë e tij për të cilin mendon se është në burg në Serbi. Hapja e konkurrencës ‘East of the West’ në Karlovi Vari (Karlovy Vary) me filmin e Lenditës është momenti më rëndësishëm i radhës për kinematografinë kosovare.