Kulturë

HAPU me cirk bashkëkohor për fuqinë e trupit njerëzor

 

Sheshi “Skënderbeu”, të enjten mbrëma, nga një hapësirë publike u bë një fushë-lojë për publikun, sidomos për katër akrobatët e kompanisë franceze të cirkut bashkëkohor “Un Loup Pour l’Homme”, shkruan sot Koha Ditore.

Arno Ferrera, Mika Lafforgue, Alexandre Fray dhe Sergi Pares kanë luajtur lojëra të ndryshme, si kërcime, ecje mbi trup të njeriut si mbi një urë, përplasje për tokë, rrëzime, ngjitje mbi njëri-tjetrin duke krijuar një piramidë e mbi të gjitha shumë komunikim. Shikimet mes tyre kanë qenë si tregim se një sfidë e re po fillon. Performanca e tyre bashkëkohore ishte drita jeshile që edicioni i pestë i festivalit të artit në hapësirë publike – HAPU ka filluar.