Kulturë

Kur Çërçilli ndihmonte Mbretin Zog në gjyq për një çift qensh

 

Me një njohje gjysmë zyrtare dhe pa imunitet diplomatik, Zogu nuk u shpëtoi dot disa telasheve në Angli. Njëri prej këtyre telasheve, në veçanti, shkoi deri tek kryeministri i Britanisë, Uinston Çërçill, dhe kjo e gjitha, për një çift qensh.

Çatin Saraçi ishte ish nëpunës i ministrisë së Jashtme Shqiptare, i cili gjatë gjithë mbretërimit të Zogut shërbeu në disa ambasada. Marrëdhënia e tij me Zogun ka qenë më shumë se e ngushtë.