Kulturë

Anëtari i PDK-së në Drenas zgjidhet drejtor i Muzeut Kombëtar të Kosovës

Ajet Leci ia kishte dalë që në zgjedhjet partiake të këtij viti të mblidhte 28 vota duke u bërë anëtar i Kryesisë së PDK-së në Drenas. Por ky nuk ka qenë suksesi i vetëm i tij për këtë vit.

Të mërkurën, Këshilli Drejtues i Muzeut të Kosovës, i emëruar nga bashkëpartiaku i Lecit, ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, e ka zgjedhur atë drejtor të Muzeut Kombëtar të Kosovës. Kësisoj, Leci që më parë në Drenas ishte zgjedhur edhe drejtor i shkollës “Mehmet Gradica” në fshatin Gradicë, për katër vjet do të udhëheqë institucionin më të lartë muzeor në vend, shkruan sot “Koha Ditore”.