Kulturë

Pogrami i Lumbardhit në shtator

Pogrami i Lumbardhit në shtator

Lumbardhi ka prezantuar programin e shtatorit, i cili përfshin një kombinim të pasur të performancave, programit të filmit dhe shfaqjeve të veprave të video-artit në sallën e kinemasë.

Programi fillon të dielën, më 1 shtator, me performancën e bendit indian “Tapi Project”, pasuar nga programi i filmit “Retrospektiva e Wim Wenders”, lansimi i projektit më të ri muzikor nga AJO dhe seria e shfaqjeve të video-artit të komisionuar Protocinema “Of Our Own Making” e cila do të organizohet në natën e 14 shtatorit në kuadër të Nuit Blanche te Lumbardhi.