Kulturë

Qaforet e rikthimit të shpresës

Qaforet e rikthimit të shpresës

Një zanat në shërbim të përpjekjeve për t’i harruar torturat nëpër të cilat kanë kaluar. Kështu mund të konsiderohet projekti që i ka aftësuar disa gra të dhunuara nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë për të punuar në prodhimin e disa qaforeve unike.

Përtej hijeshisë që e kanë këto qafore, ato thellë përshkruajnë vuajtjet individuale të grave, që po mbështeten t’ia lënë harresës ngjarjet e tmerrit të para 20 vjetëve.