Kulturë

Kuvendi shpall thirrje për fotografi me temën “Pjesëmarrja”

Kuvendi shpall thirrje për fotografi me temën “Pjesëmarrja”

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, Kuvendi i Kosovës shpall thirrjen për fotografi me temën "Pjesëmarrja", e cila është edhe moto e sivjetme globale për shënimin e kësaj dite.

Dhjetë fotografitë më të mira do të ekspozohen në hapësirat e Kuvendit gjatë kremtimit të Ditës së Demokracisë më 16 shtator, ndërsa në mesin e tyre do të përzgjidhen tri fotografitë fituese të cilat edhe do të shpërblehen, transmeton kp.