Piktori i rikthyer me surrealizëm

Piktori i rikthyer me surrealizëm

Shaban Maxharraj Shaban Maxharraj 08 September 2019 08:21

Në vitet ‘20 të shekullit të kaluar surrealizmi si lëvizje kulturore në pikturë nisi të identifikohej me artistë që veprat e tyre i bënin me përpikëri, por në forma të çuditshme.

Gjërat e përditshme nisën t’i kthenin në pamje që përshkruheshin edhe irracionale. Salvador Dali, Rene Magrittem e Marcel Duchamp janë midis emrave që përfaqësojnë këtë lëvizje. Ardhja e këtij stili në Shqipëri sikur u vra qysh në fillet e veta, shkruan Koha Ditore.

Pas nëntorit të vitit 1944, Qeveria Komuniste në tentim e sipër për të krijuar njeriun kolektiv futi duart edhe në art. Ashtu sikurse në fusha të tjera artistike, edhe piktura u vu të ecte në atë që bota e lindjes e përcaktoi të ishte realizëm socialist. Në dhjetorin e vitit 1966, kur Arben Brahimaj u lind në Vlorë, shteti ku ai nisi jetën dhe surrealizmi nuk kishin asgjë të përbashkët. Në vitet në vijim realizmi socialist veç sa u forcua në vendin bregdetar.

Dali si frymëzim

Brahimaj si fëmijë dallonte pak nga të tjerët në shkollën tetëvjeçare. Gjallëria e tij në atë kohë përkthehej si një lloj sjelljeje jo fort e mirë. Për këtë, siç tregon ai, prindërit e tij kërkuan një shkollë që ishte më e lirë në raport me disiplinën sesa gjimnazi i qytetit. Pas një trajnimi të shkurtër prej tre muajsh ishte në gjendje të kalonte konkursin për të filluar mësimet në liceun “Naim Frashëri” në Vlorë, që tash njihet si shkollë arti. Pas kësaj do të diplomonte në pikturë më 1990 në Akademinë e Arteve në Tiranë. Akademinë “Willem de Kooning” për docent arti e ka përfunduar më 2009 në Rotterdam... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme