Takimi me historinë në rrugën prej Kosovës deri në Serbi

Takimi me historinë në rrugën prej Kosovës deri në Serbi

Glenn Kenny 08 September 2019 16:53

“The Load” përshkruan ngjarjet në Jugosllavinë e 1999-s, midis bombardimeve të NATO-s për t’i dhënë fund dhunës etnike. Si në fillim, ashtu edhe nga fundi i filmit, bombat shihen prej larg – me skena të atyre që duken si fishekzjarrë që ngjiten dhe zbresin, por nuk shpërthejnë kurrë në ngjyra.

Personazhet në këtë film mbërthyes nuk u përkojnë pamjeve në asnjë mënyrë: eksplozivët janë vetëm një prej komponentëve të pakëndshëm të përditshmërisë së pakëndshme të tyre.

Një nga temat e këtij filmi, të parit film artistik me skenar dhe me regji të Ognjen Glavoniqit, është se si njerëzit i përshtaten një ambienti ku kryhen krime, duke mbërritur në pikën që ata vështirë se ia vënë veshin.

Rrëfimi përcjell Vlladën (Leon Lucev), një mesoburrë ballërrudhur dhe gojështrembër. Ai ka dalë për herë të tretë për të punuar si ngasës kamioni; nuk është i mësuar me një punë të tillë, por ka nevojë për para. Vllada nuk është i vetëdijshëm se çfarë po bart në kamionin e tij, pjesa e pasme e të cilit është e mbyllur dhe e siguruar me zinxhirë. Gjithçka që di ai është se do të dëshironte që prej Kosovës të mbërrinte në Beograd me kohë, në mënyrë që të mund të flinte në shtëpi. Posa që niset, ai has në disa vetura që digjen, të cilat e kanë bllokuar rrugën. Ai takon një tinejxher që i kërkon ta marrë me vete, Paja (Pavle Cemerikiq) dhe i cili pretendon që e di një rrugë tjetër... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme