Shkëlqimi i Joaquin Phoenix në “Joker”

Shkëlqimi i Joaquin Phoenix në “Joker”

Owen Gleiberman 08 September 2019 18:56

Audienca, siç e dimë, nuk mërzitet kurrë prej personazhit të lig – atij që na pëlqen ta urrejmë. Sa më keq të veprojë, aq më shumë na pëlqen ta shikojmë.

Natyrisht, fakti që na pëlqen një person i tillë nuk do të thotë se jemi në anën e tij; preokupimi me spektaklin e mbërthyer, të frikshëm, të sjelljes së keqe, nuk do të thotë identifikim me të. Por në filmin “Joker”, Arthur Fleck (Joaquin Phoenix), i përçudshmi me sëmundje mendore që eventualisht shndërrohet në armikun e Batmanit, na paraqitet jo si personifikim i së keqes, por si shembull patetik i traumave që mund të pësojë njeriu gjatë jetës. Madje edhe teksa përcjellim veprimet e tij me tronditje dhe neveri, nuk mund të mohohet se ndiejmë diçka për të – një pikë simpatie, apo të paktën mirëkuptimi.

Në fillim të filmit Arthur, në veshje palaçoje, është duke qëndruar përpara një shitoreje në sheshin përplot me njerëz, ku është angazhuar ta bartë shenjën në të cilën shkruan “Everything Must Go”. Një grup fëmijësh ia vjedhin atë dhe pastaj edhe e rrahin.

“Joker” e tregon rrëfimin e rënies së Arthurit (dhe, në njëfarë mënyre, ngritjes së tij), por është e qartë që nga fillimi se ai është njëfarë mjeshtri në mjerimin e tij. Ai do të donte, në njëfarë aspekti, që të lidhej me botën, por nuk mundet... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme