Kulturë

“Kopraci” i Ferizat hap Festivalin e Teatrove në Egjipt

“Kopraci” i Ferizat hap Festivalin e Teatrove në Egjipt

Shfaqja “Kopraci” e Teatrit “Adriana Abdullahu” të Ferizajt, me regji të Elmaze Nurës, do ta hapë edicionin e 26-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit Bashkëkohor dhe Eksperimental, që mbahet nga 11 deri më 19 shtator 2019 në Kajro, Egjipt.

Menaxhmenti i Teatrit “Adriana Abdullahu” të Ferizajt njofton se shfaqja ferizajase do të ketë dy prezantime në këtë festival, më 11 dhe 12 shtator.