Kulturë

Arkivisti belg që rizbuloi pionierët shqiptarë të muzikës elektronike

Arkivisti belg që rizbuloi pionierët shqiptarë të muzikës elektronike

Frederic de Vos nga Belgjika, të cilin të gjithë e thërrasin Fre de Vos, thotë se po të vinte të jetonte në Kosovë, do të zgjidhte emrin “Mohim”. Kuptimin e fjalës e di mirë.

Ulur në shkallët e “Kino Armatës”, ku më 27 shtator ka mbajtur prezantim, si për ta konfirmuar, thotë se kjo fjalë nënkupton shprehjen e mospranimit a të kundërshtimit të diçkaje. Me kureshtje pyet nëse mund të pagëzohet kësisoj, nëse një ditë vendos të zhvendoset këtu, shkruan sot Koha Ditore.