Kulturë

“Loro” për liderin kontrovers dhe njerëzit që e duan

“Loro” për liderin kontrovers dhe njerëzit që e duan

Edhe para se të shfaqet në ekran, rreth njëzet minuta pasi që fillon filmi, Silvio Berlusconi është qendra e vëmendjes. Fytyra e tij shihet në tatuazhin që një grua ka vizatuar në shpinë dhe për të flitet vazhdimisht, ani pse nuk i përmendet emri.

Kur njerëzit thonë “ai”, mundësitë janë që ata e kanë fjalën për të dhe për të hequr ndonjë dilemë, ata e dyfishojnë përemrin mashkullor, transmeton Koha Ditore.