Kulturë

Mbyllet Kuvendi Ndërkombëtar i Albanologjisë në Zarë të Kroacisë

Mbyllet Kuvendi Ndërkombëtar i Albanologjisë në Zarë të Kroacisë

Ka përfunduar Kuvendi Ndërkombëtar i Albanologjisë “Symbiosis on the shores of the Adriatic Sea-Encounters and dialogues among cultures”, mbajtur në Zarë të Kroacisë dhe organizuar nga revista “Shêjzat–Pleiades” në bashkëpunim me Universitetin e Zarës, Shoqatën Italiane të Studimeve të Europës Juglindore dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë.

Në këtë kuvend morën pjesë personalitete të rëndësishme të fushës së albanologjisë dhe ballkanologjisë, personalitete të të dyja shteteve si dhe shkencëtarë, profesorë e biznesmenë të shumtë nga Kroacia, Shqipëria, Italia, Austria, Gjermania dhe Zvicra. Qëllimi i takimit ishte promovimi i kërkimeve shkencore në lidhje me studimet shqiptare dhe ballkanike, si dhe stimulimi i mëtejshëm i aktiviteteve të Institutit për Studime Shqiptare “Shejzat-Pleiades” me rastin e botimit të rinovuar të revistës “Shejzat”. E themeluar në vitin 1957 nga shkrimtari shqiptar Ernesto Koliqi në Romë, kjo revistë pushoi së botuari 40 vjet më parë, përcjell KultPlus.