Aktori shqiptar Viktor Zhusti vlerësohet me çmim në Festivalin e Filmit në Irak

Aktori shqiptar Viktor Zhusti vlerësohet me çmim në Festivalin e Filmit në Irak

08 October 2019 16:00

Tiranë, 8 tetor – Festivali i Filmit në Irak ka vlerësuar aktorin shqiptar Viktor Zhusti me çmimin ‘Best Actor’ (Aktori më i mirë), në edicionin e katërt të këtij festivali që u mbajt më 7 tetor 2019.

“Slemani International Film Festivl” u mbajt në qytetin Slemani në Kurdistan Irak dhe morën pjesë 154 filma nga 78 vende të botës.

Shqipëria garoi me filmin “Delegacioni” ku arriti të marrë çmimin prestigjoz nga aktori Zhusti.

Në këtë film Viktor Zhusti interpreton personazhin kryesor, që është një intelektual i burgosur, që nuk pranon lojën e pushtetit por preferon sakrificës në vend që të kthehet në vegël të tyre/ATSH.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme