Kulturë

“Prishtina International Vocal Festival” dëshmon potencialin e të rinjve

Prishtinë, 9 tetor – Më shumë se 150 muzikantë janë bërë tok në interpretimin e perlave të muzikës operistike në hapjen e edicionit të dytë të festivalit të muzikës vokale, “Prishtina International Vocal Festival”. Të hënën mbrëma në Sallën e Kuqe, vëmendjen e mori “Orkestra e të Rinjve të Kosovës”, që për një orë e 20 minuta, bashkë me korin gjermano-amerikan “GACC” dhe atë të shkollës së muzikës “Halit Kasapolli” të Pejës, sollën 14 arie operistike. Dirigjimi i kësaj nate i është besuar dirigjentes nga Los Angeles, Linda Horowitz, dhe kolegëve të saj nga Kosova, Edon Ramadani dhe Kushtrim Gashi.

Dirigjenti dhe kompozitori Rafet Rudi ka thënë se me shumë simpati po e përcjell punën e Orkestrës së të Rinjve të Kosovës.