Kulturë

Çun Lajçi sfidon veten në letërsi me “Kur fryjnë ernat”

 

Me vargje kushtuar atdheut, po e promovon romanin e tij të parë.

Për dy dekada, aktori Çun Lajçi, i ka mbledhur disa monologë të shkruar nga vetë ai dhe i ka strukturuar në njëzet e katër kapitujt e librit “Kur fryjnë ernat”. Romani i parë i Lajçit u promovua sot në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, raporton “Express” i KTV-së.