Kulturë

Murali i fshehtë i Banksyt zbulohet në Londër

Murali i fshehtë i Banksyt zbulohet në Londër

Londër, 5 nëntor – Një mural i Banksyt, i mbuluar gjatë muajve të fundit nga rrethojat dhe skelet e ndërtuesve, është zbuluar të hënën në zemër të zonës Notting Hill në Londër.

Vepra – e njohur me emra të ndryshëm, si “Graffiti Painter”, “The Painter” apo “Velazquez” – shfaq një artist, që mendohet të ketë qenë piktori spanjoll Diego Velazquez, me një këmbalec ku shkruan “Banksy” me shkronja të mëdha të kuqe.