Kulturë

Sot fillon `Java Japoneze` në Kosovë

Sot fillon `Java Japoneze` në Kosovë

Ky vit shënon një përvjetor të veçantë - 10 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Japonisë dhe Kosovës.

Me këtë rast, Ambasada e Japonisë në Austri dhe Fondacioni Japonez me mbështetjen e Japan Tobacco International (JTI) do të jenë nikoqirë të ngjarjes pesëditore të kulturës japoneze "Java Japoneze", e cila do të mbahet në ambientet e Kino Armatës në Prishtinë nga 6 deri më 10 nëntor. Rikujtojmë se hyrja do të jetë falas.