Kulturë

Tri mësueset shqiptare triumfojnë në Festivalin e Shkencës në Portugali

Tri mësueset shqiptare triumfojnë  në Festivalin e Shkencës në Portugali

Mes 450 mësuesve më inovativë në botë në fushën e Informatikës dhe Teknologjisë, tri mësuese shqiptare janë shpërblyer për demonstrim risish në fushat e tyre përkatëse, si dhe gjatë seminareve konkurruese që ndodhën gjatë “Science on Stage Europe”.

Ato janë Mirjeta Domi, koordinatore kombëtare e Science on Stage Albania, Majlinda Hasanaj, mësuese matematike-Tik në shkollën “Hasan Prishtina” në Tiranë dhe Arbana Hallva, mësuese në shkollën 9 vjeçare “Fadil Gurmani` në Elbasan.