Kulturë

Armend Xhaferi me xhaz koncert në Teatrin Oda më 21 nëntor

 

Kompozitori dhe kitaristi kosovar, Armend Xhaferi po sjell mbrëmje të ndryshme xhazi në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e vende të tjera ku gjithmonë mahnit me performancat e tij që vijnë ndryshe dhe me shumë shpirt, shkruan KultPlus.

Një mbrëmje e tillë do të mbahet këtë javë. Të gjithë adhuruesit e muzikës së Xhaferit do të kenë rast që të jenë pjesë e xhaz koncertit ku ai do të performojë bashkë Kiril Tufekcievski- Bas dhe Viktor Filipovski- Bateri.