“The Who” në rikthimin e mahnitshëm

“The Who” në rikthimin e mahnitshëm

Alexis Petridis 08 December 2019 09:11

Fjalët e para që i dëgjon nga albumi i dymbëdhjetë në studio i “The Who” janë të Roherr Daltreyt, teksa i thotë audiencës së bendit të bëhet gati për çdo të papritur, shkruan sot Koha Ditore.

“Nuk lodhem hiç”, i drejtohet frontmeni 75-vjeçar me fjalët e para të këngës. “E di se do ta urreni këtë këngë”. Pasojnë katër minuta e gjysmë agonie se a ia ka dalë përnjëmend “The Who” të nxjerrë një album të ri – “këtë muzikë që po e dëgjoni, tashmë është luajtur” – para se tekstshkruesi Townshend t’ia thotë “All this Music Must Fade” me fjalën lënë shenjë prapa: “Kujt po i kërset?”

Kjo mbase nuk është mënyra se si artistët e rockut e shfaqin trashëgiminë e tyre pas trembëdhjetë vjetësh. Dhe asnjë artist i rockut nuk e ka pasur telashe t’ia dalë me të qenët yll, sikurse i ka ndodhur Pete Townshendit.

“The Who” madje as që ishte menduar të ishin bend, kishte deklaruar ai më 2006. Dhe për aq sa lidhet me Townshendin. Grupi ishte më shumë një projekt i artit shkollor, i kompletuar me tezën që e kishte shkruar si nën ndikimin e konceptit të artit autodestruktiv të Gustav Metzegerit.

Dhe në momentin kur ata do të rrëmbenin famën e madhe, do të ndaheshin. Ose edhe më keq: në një pikë, ai kishte sugjeruar se vetë bendi ia kishte bërë vetes sherrin dhe se gjithçka do të flakej në skenë.

Në të vërtetë, Townshend ia kishte prishur edhe vetes planin duke qenë tekstshkrues novator dhe performues që jepje me tërë qenien pavarësisht nëse kjo më nuk dukej si diçka e mundshme.

Dhe kështu që ai do të zhytej në një krizë të përhershme ekzistenciale, duke shkruar tekste që ishin, sipas fjalëve të Jon Savage, “në luftë”; me brezat më të vjetër, me sistemin e klasave, me nocionet e pranuara të gjinisë, me kodifikimin e sinjaleve të kulturës pop dhe me muzikën qysh nuk duhej të ishte.

Dhe në novacionet e vitit 1966, ai protestoi, pse ishte humbur tragjikisht ana e pafajshme e popit. Më 1972, kishte punuar në një projekt të papublikuar me titullin “Rock Is Dead”. Në kohën e mbërritjes së punkut, ai po e shpallte veten plak e jorelevant:

“A po e bëj përsëri? Po përtypim një copë ashti”. Ishte vetëm 32 vjeç.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme