Mjeshtri i radiove në dy botë të ndryshme

Mjeshtri i radiove në dy botë të ndryshme

Artan Krasniqi Artan Krasniqi 08 December 2019 12:00

Në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, në njërin prej dyqaneve të një shtëpie, veprimtarinë e ushtron një mjeshtër i pajisjeve të zërit. Janë dy gjenerata zanatlinjsh të familjes Ramadani, shkruan sot Koha Ditore.

Por Muhameti, i biri i Abdurrahmanit, thotë se pas tij më askush nuk do ta trashëgojë këtë zanat.

Aq të mëdha e të shpejta janë ndryshimet në këtë profesion, sa vetë Muhameti e pranon se është zor që të përcillen trendet. Por nga dyqani i tij flet për të kaluarën e bujshme të këtij zanati. Pjesa më e madhe e rrëfimit lidhet me të atin, për të cilin thotë se e ka njohur e gjithë Kosova.

Shpikja për zbulim të pasionit

Teksa flet me pasion për babanë e tij, që thotë se është njohur më shumë si Abdurrahman Sfirca, e sipas nofkës së tij, “Monia”, kthehet në moshën e hershme të tij. Për të gjetur atje, te një histori shpikjeje, pasionin e të atit për radion.

“Ka qenë diku në moshën 10-12-vjeçare, në klasën e pestë të shkollës fillore, kur vetë e ka shpikur një lloj transistori. Me një kristal dhe një antenë për të zënë një stacion, e ka bërë një punim për shkollë. Me atë shkolla e ka çu në Beograd në një garë”, thotë Ramadani.

Është i bindur pse s’e ka zënë vendin e parë, por atë pas tij.

“Veç që ka qenë shqiptar nuk ia kanë dhënë vendin e parë, ia kanë dhënë një serbi. Ky e ka zënë vendin e dytë. Megjithatë, po dua të them se qysh si fëmijë ka qenë i përkushtuar për këtë punë”, thotë ai.

Siç ia ka treguar i ati, me një gur kristali të Trepçës dhe që shpeshherë, antenën e zgjaste duke e lidhur për ullukët e shtëpisë.

“Nga një altoparlant i vogël dilte zëri, i ndonjë radio-stacioni që e kapte ai punim i tij. Herë ndonjë radio prej Arabie, herë kushedi. Po shumë njerëz thotë grumbulloheshin e dëgjonin”, tregon Ramadani.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme