Piktori i botës së dashurisë

Piktori i botës së dashurisë

Shaban Maxharraj Shaban Maxharraj 15 December 2019 10:44

Kur flet për lidhjen e tij me artin, i kujtohet punëtoria e gjyshit zdrukthëtar. Ndërtimi i rrotës për kerrin e kuajve e bënte Gani Llalloshin ta shikonte atë me admirim.

Duke i parë angazhimin, zellin dhe kreativitetin e një mjeshtri të moshuar, padyshim se ishte frymëzuar. Formimin si fëmijë, Llalloshi (54) e rrumbullakon me këshillat e të atit e të nënës, që thotë ua mësoj më të rëndësishmen për shpirtin dhe jetën – dashurinë. Artisti është i bindur që profesionin e tij e ka zgjedhur në punëtorinë e gjyshit kur luante me gdhendje të drurit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Dialogu intim midis reales e imagjinares

Lojën do ta vazhdonte, por për dallim prej asaj kohe, do ta bënte me ngjyra në pëlhurë. Prishtinën pas studimeve në Fakultetin e Artit do ta linte më 1989 për të vazhduar edukimin artistik në Lubjanë dhe Berlin.

“Gjatë viteve dhe kurseve që kam ndjekur jam takuar me mjeshtër, profesorë dhe artistë të profileve më të larta. Mësimet që kam marrë nga ta i ruaj me kureshtje si pasuri nga rrugëtimi im”, thotë Llalloshi. Imagjinarja dhe realja përthekojnë veprimtarinë e tij prej artisti. Dashurinë e që ka për punën e tij nëpërmjet veprave e ndanë me shoqërinë e botën së cilës i takon.

“Koha në të cilën jetoj ofron mundësi të ndryshme, mundësi këto të cilat janë të varura nga vetë unë, sa jam i gatshëm të sakrifikoj”, thotë Llalloshi. Pos pikturës klasike ai shfrytëzon edhe teknologjinë për të punuar edhe vepra digjitale. Është i lumtur që jeton në kohën e internetit e siç thotë ai, në ardhje të robotizimit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme