Kulturë

“Forcimi i miqësisë me Amerikën”, mesazhi i librit të Avni Spahiut që u promovua sot

 

“Misioni i diplomatit është burim motivimi për brezat që do të kontribuojnë në shtetndërtimin e vendit“, tha autori Avni Spahiu libri i të cilit u promovua sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, shkruan KultPlus.

“Misioni i parë” mban titullin libri i Spahiut, Botimet KOHA, i cili në vete ngërthen dokumentime, intervista, me pak fjalë gjithë karrierën e tij prej diplomati në Amerikë.