Kulturë

Artistë studentë nga Ballkani koncert në Tiranë

 

Skena e Teatrit Eksperimental në Tiranë ishte në dispozicion të artistëve studentë nga katër shtetet fqinje: Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria.

Ata performuan në piano, në edicionin e dytë të eventit FQINJËT, pjesë të zgjedhura nga kompozitorët më të mirë ballkanas, si Tonin Harapi, Bobana Daboviq, Blond Krasniqi, Tomislav Zografski, Dejan Kërxhiq, Feim Ibrahimi, Blagoj Canev etj.