Kulturë

Njëqindvjetori i Çettës pa asnjë aktivitet, shtatore e komplet veprash

Njëqindvjetori i Çettës pa asnjë aktivitet, shtatore e komplet veprash
 

Më 8 mars 1994, forcat policore serbe gjithë hakërrim do të mësynin ngrehinën e Institutit Albanologjik. Grupe me policë civilë e aso të armatosur gjer në dhëmbë nuk kursyen as stafin akademik të Institutit, shkruan sot Koha Ditore.

Prej dhunës kishte pësuar lëndime jo të vogla në kokë, dorën e majtë e shpinë edhe Anton Çetta. Por emri i tij tashmë kishte kapërcyer atë të një studiuesi, që prej dekadash po sistemonte lëndën e pasur të folklorit shqiptar.